GJERMANI– Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW deklaroi sot se synon një investim masiv prej 400 milionë eurosh në qendrën e saj të kërkimit dhe inovacionit në Mynih.

Gjiganti gjerman deklaroi se ky projekt, që do të krijojë 5 000 vende të reja pune në qendrën “FIZ Future” do të përfundojë në vitin 2019.

“Ndërsa rreth 15 000 vende pune do të krijohen deri në vitin 2050”, njoftoi BMW-ja.

“Me një përqendrim në teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale, një gjeneratë e re inxhinierësh dhe shkencëtarësh kompjuterikë do të lindë”, thotë në një komunikatë ylli i industrisë së ekonomisë më të fortë në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: