Harald Kruger, shef ekzekutiv (CEO) i gjigantit bavarez të automobilistikës, BMW, paraqiti të shtunën strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrike deri në vitin 2025.

Harald Kruger, shef ekzekutiv (CEO) i gjigantit bavarez të automobilistikës, BMW, paraqiti të shtunën strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrike deri në vitin 2025, vetëm pak ditë larg Sallonit të Automjeteve në Frankfurt.

Prodhuesi gjerman, që është pak më para në këtë fushë sesa bashkëkombësit e tjerë, Volkswagen e Mercedes, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike duke premtuar 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në 2025-n.

“Këtë vit, ne do të shesim 100.000 makina elektrike tek klientët tanë. Deri në fund të vitit, më shumë se 200.000 automjete elektrike dhe hibride të grupit BMW do të jenë në rrugë”, theksoi Harald Kruger gjatë një fjalimi në Mynih.

Në vitin 2013, prodhuesi bavarez paraqiti veturën e tij në seri të parë elektrike, modelin e vogël për qytet i3, por shitjet janë ende modeste.

Shumica e prodhueve të automjeteve janë duke u orientuar drejt teknologjive elektrike, ndërkohë që, nga Kina në Evropë, autoritetet publike shfaqin ambiciet e tyre ekologjike duke forcuar normat për mbrojtjen e ambientit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: