Boateng u prezantua të martën me shokët e rinj të skuadrës dhe bëri seancën e parë stërvitore, por ashtu si të gjithë të tjerët, edhe ganezit  iu desh ti nënshtrohej ritit të famshëm për lojtarët e rinj.

Ai ka përjetuar një ‘mirëseardhje’ shumë të veçantë nga futbollistët e Barçës.

Boateng është futur në një tunell të krijuar nga ta dhe është përshëndetur me një shpullë nga shokët e rinj të skuadrës.

Kevin Prince Boateng është transferuar te Barcelona nga Sassuolo në një formulë huazimi për gjashtë muaj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: