SPANJE- Jorome Boateng rrëfen makthin që pësoi në “Camp Nou”, ku Leo Messi i shkaktoi një driblim që u shndërrua shumë shpejt në një hit në rrjetet sociale. “Rrëzimi? Nuk ka ndikim tek unë, madje kam qeshur me veten. Kur rrezohesh apo rrëshket në një situatë dhe kundërshtari shënon, kjo është normale.

Këto gjera ndodhin, me ndodhi mua, i ndodh të tjerëve. Nuk e vras mendjen për këto gjëra. Për mua Messi është më i mirë në botë. Ky është futbolli. Ndonjëherë ndodh diçka dhe del ti keq. Unë jam mbrojtës, kjo që ndodhi nuk më vret.

“Sigurisht ishte një humbje e keqe për ne, pasi për 75 minuta luajtëm shumë mirë. Ne fund, duhet të vazhdosh të punosh dhe të përpiqesh sërish. Sezonin që vjen do kërkojmë sërish të fitojmë Champions-in. Disa herë humbet, disa herë fiton, disa herë nuk ke fat, por kjo është jeta”, u shpreh Boateng.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb