TIRANË – Arrestimi i kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjikës, për deputetin demokrat Luçiano Boçi, është një ngjarje e sajuar për të spostuar vëmendjen e opinionit nga përmbytjet dhe protestat e të shpronësuarve.

Në një mesazh në Fb, pak pas publikimit të lajmit të arrestimit të Gjikës, Boçi gjykon:

“Ramës i duhej një ngjarje që të largojë vëmendjen nga përmbytjet e protesta e të shpronësuarve dhe e sajoi atë.

Akuza ndaj Gjikës është shumë e vjetër dhe e ditur për t’u shitur e re! Pa mëkate ai nuk është, perkundrazi, por nuk mund të shërbejë si kurban tani, për të mbuluar mëkatet e Ramës,” – vëren ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb