Ish-deputeti i PD Luciano Boçi përmes një statusi në “Facebook” denoncon se Bindja Demokratike dhe Rama kërkojnë me çdo lloj forme kandidatë për zgjedhjet lokale.

Boçi ka bërë me dije edhe mesazhet që grupi i BD dhe Ramës iu dërgojnë njerëzve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Statusi i Luçiano Boçit:

Ja si BD “delfini” i mazhorancës dhe protektori i saj Rama, kërkojnë të gjejnë kandidatë për zgjedhjet lokale.

Dërgojnë sms kuturu, pa ditur as mendimin e as bindjen e tjetrit dhe i ofrojnë vendin.

Gjuajnë me sms e forma mesazhimi të tjera me qëllim që të kapin kë të kapin e të bërtasin më pas që po bëjmë zgjedhje.

Kush e ha e ha.

Tek e fundit këta nga zyrat i gjuajnë kandidatët, se mbështetës në terren nuk kanë ku të gjejnë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb