TIRANË – Vlerësimi i mësuesve që iu nënshtruan testimit të Qeverisë do të bëhet nga mësues të paliçensuar vetë! Kjo është ironia dhe absurdi njëherësh, që deputeti demokrat Luçiano Boçi, kreu i Departamentit të Arsimit dhe Inovacionit në PD, ka nxjerrë si konkluzion nga procesi i testimit të arsimtarëvedhe nga deklarata e ministres Lindita Nikolla se vlerësimi do të bëhet nga më të mirët. Sipas kësaj logjike, shprehet Boçi në vazhdim, i bie që mësuesit të marrin në provim më pas, vetë grupin e ekspertëve që po i vlerëson sot.

“MAS, që më saktë mund të quhet “Ministria e Sporteve me Arsimin”, – shkruan Boçi në Fb, – deklaron se testet-mashtrim, për vende pune që janë tashmë shpërndarë, do të korrigjohen nga mësuesit më të mirë!

E habitshme kjo, se vetë kreu i kësaj Ministrie ka deklaruar që të gjithë mësuesit do t’i nënshtrohen liçensimit, qofshin këta të mirë apo të këqij, me mastera, diploma apo licenca të mëparshme.

Kësaj i bie që “të paliçensuarit” në marrëdhënie pune sot, po liçensojnë të paliçensuarit pa marrëdhënie pune. Më pas, siç duket, këto të liçencuarit e rinj, do të liçensojnë të paliçensuarit që i liçensuan!Hajde merre vesh rezultatin…”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: