TIRANË – “Mbështetje për studentët e infermierisë” – Kjo thirrje ka ardhur nga PD-ja e pikërisht nga kreu i Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi, vetëm pak minuta pas tensionimit të protestës që kanë nisur disa studentë të transferuar në Universitetin Publik nga universitetet private të mbyllura për tarifa të njejta studimi me studentët e tjerë.

Në një mesazh në Fb, Boçi shkruan: “Konsiderimi i tyre si studentë që vazhdojnë degë të dytë ose me saktë që konsiderohen nga MAS si “studentë të dorës së dytë”, është antiligjor dhe antimoral. Tarifa e kripur 7-fishore për ta, është parajlajmërimi i asaj ç’ka propozon MAS në ligjin e ri për Arsimin e Lartë për të gjithë studentët. Prandaj beteja e tyre sot është beteja e të gjithëve për të nesërmen,” – thekson ai.

Dje, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duke iu drejtuar Kuvendit, dha të kuptohej se protesta e studentëve që janë transferuar nga universitetet e mbyllura private në ato shtetërorë, ishte e nxitur nga opozita, sepse qeveria atyre iu dha një shans të dytë për të studiuar, njesoj si të tjerëve, pavarësisht se pa asnjë meritë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: