Ish-deputeti i PD Luciano Boci ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku nënvizon se raporti i DASH tregon realitetin shqiptar dhe Shqipërinë tonë, përtej propagandës së Edi Ramës.

Boci shprehet me ironi se me siguri se pas raportit të DASH, Rama prapë do të bëjë ironi edhe me këtë institucion serioz të SHBA-ve.

Postimi i Boçit:

DASHKADRIU DHE RAMËZIU

Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.

Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen.

E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje.

Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si:

– Të korruptuar në të gjitha nivelet

– Të paaftë të luftojë krimin e organizuar

– Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista

– Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve

Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës..

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb