Përmes një postimi në facebook, ish deputeti i PD, Luciano Boci denoncon se Rama ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit.


“Pasi privatizoi zgjedhjet me vendimin e KQZ-së partisë, Rama ka shpikur një tjetër risi, për të shkuar si “dhi e zgjebosur, por me bishtin përpjetë” në 30 Qershor-in imagjinar të tij.


Ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit. Kush nuk realizon planin shkarkohet nga puna.


Në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama&banda, kanë shkalluar fare.

Por një porosi kam, për këdo që ka marrë përsipër të realizojë këtë kërkesë absurde, për të ruajtur “bukën e fëmijëve”: Mos u përfshini në krimin elektoral të Ramës! Rrini të qetë. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka! “ shkruan Boci në facebook

(BalkanWeb)