TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar mesazhin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi në kuadër të festës së 1 Majit. Boçi, në  një shkrim të gjatë në “Facebook”, teksa nuk kursen ironinë shkruan se Ruçi është zgjuar si një sindikalist.


Ndër të tjera, Boçi liston në postim disa nga rrugët që duhet të zgjedhë një sindikalist. Boçi, në postimin e tij nuk kursen edhe një ftesë për Ruçin në protestën e 11 majit.


“TË NDJEHESH SINDIKALIST
Ruçi në një postim euforik, është zgjuar sot sindikalist për një çast, me rastin e 1 Majit.
Por si sindikalist pushteti i thekur ama.
Feston dhe anatemon!?
Sulmon me zjarrr opozitën e protestuesit që janë sindikalistët e vërtetë të këtij vendi e përkëdhel frikën e vet.
Çfarë teatri absurd?!
Të ndjehesh e të jesh sot sindikalist z. Ruçi, do të thotë:
-Të protestosh në rrugë me njerëzit, të cilët kërkojnë të drejtën më bazike demokratike, votën e lirë, që ti me Ramën ia blen, ia vjedh, ia rrëmben.
-Të protestosh me minatorët e naftëtarët, të cilët ti me Ramën i shpërfillni me vendimet tuaja antiligjore, duke i mohuar të drejtat, duke i diskriminuar e tallur.
-Të protestosh bashkë me 400.000 punëtorët , që paguhen sot vetëm me 26 mijë lekë në muaj e nuk ushqejnë dot familjen e nuk shkollojnë dot fëmijët.
-Tê protestosh bashkë me mësuesit, pedagogët, mjekët, infermierët, administratën, për pagat skandaloze, për përcmimin që ju i bëni dhe për eksodin që ju i detyroni.
-Të protestosh bashkë me qytetarët, të cilëve ju i grabisni shtëpinë, katandinë, i burgosni fëmijët dhe i godisni me gaz e me helm, baballarët, nënat, motrat, vëllezërit.
-Të protestosh bashkë me fermerët, të cilët i keni zhveshur nga çdo përkrahje e i keni shndërruar në bujkrobër modernë.
-Të protestosh bashkë me artistët, qē ju i prishni tempullin, i shpërfillni e i përçani shpirtin.
-Të protestosh bashkë me studentët për tarifa e kushte normale universitare, të cilët ju i mashtroni me pakte false.
-Të protestosh me gazetarët e lirë, që ju i ofendoni, censuroni e disinformoni.
-Të protestosh me të papunët, që kërkojnë jetë.
-Të protestosh me biznesin e vogël e të mesëm që po i mbysni, i mbyllni e falimentoni.
-Të protestosh me policët, të cilët ju i keqpaguani e i keqpërdorni si mish për topin e pushtetit tuaj, kundër sindikalistëve që janë ngritur sot për të drejtat e tyre.
-Të ndjehesh sindikalist z. Ruçi, do të thotë të jesh opozitar i regjimit që falsifikon parlamentin, shtetin e bashkëpunon me krimin për interesat e veta.
E pra!
Ne jemi në rrugë duke protestuar.
Jemi krah sindikalistëve: punëtorëve, qytetarëve, fermerëve, artistëve, mësuesve, pedagogëve mjekëve, infermierëve, administratës, të papunëve.
Jemi në rrugë, për t’i hapur udhë së nesërmes e shpresës.
Ju jeni në zyrat e pushtetit me votat e të drejtat që i keni grabitur.
Ju keni frikë nga sindikalizmi!
Nëse një çast ndjehesh sindikalist, atëhere bashkohu me sindikalistët e vërtetë në 11 Maj para Kryeministrisë.
Nese jo!
Më mirë hesht.”-shkruan Ruçi.


(BalkanWeb)