TIRANE

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në Kuvend, u ndal gjerë e gjatë në incidentin e ndodhur sot para godinës së Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit hodhën bojë në drejtim të saj. Rama gjatë fjalës së tij e cilësoi kreun e PD-së një tufë endacakësh.


Rama teksa renditi të dhënat e kriminalitetit në vend, nuk kurseu thumbat ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, për kohën që drejtonte ministrinë e Brendshme.  Sipas kryeministrit Rama, gjesti i bërë sot u bë vetëm e vetëm që të eksportohet në mediat e huaja.


“I tillë mbetet dhe sot ky institucion. Sot me këtë seancë dhe këto ndryshime që propozohen për t’u bërë në ligj, ne përpiqemi të bëjmë dhe nuk kënaqemi me ç’ka kemi bërë se jemi të vetëdijshëm që ka më shumë për të bërë. Kur ne na u besua detyra në vitin që lamë pas shënuan shifrën më të ulët të 29 viteve statistika të Policisë së Phtetit, apo ishit sa gjysma e vrasjeve me dashje që shënoheshin në kohën që ata që sot për turpin e tyre hodhën bojë të zezë në Ministrinë e Brendshme, drejtonin Ministrinë e Brendshme.


E hodhën për ta filmuar për ta eksportuar, se nuk mund .

Duhet një produksion më tërheqës për të treguar një Shqipëri që nxin dhe nxihet. Boja te muret e Ministrisë së Brendshme është një produkt që do thithet në tregun ndërkombëtar të medias që nuk është pak.

Eurokadrijtë që ngjajnë me kadrijtë lokalë, të cilët janë të pafajshëm, duhet të ushqejnë opioninin publik sesi një tufë njerëzish hedh bojë mbi një institucion në një protestë që ka përfshirë Shqipërinë. Vjedhjet me armë janë reduktuar 5 herë.

Veprat penale të shkatërrimit të pronës, edhe ato janë në ulje, jo aq sa duhet të ishin, nëse eksplozivi mos të ishte një mjet i PD, të kthyer në tufë endacakësh që kërkon pushtetit që sdin si merret ndryshe pushteti, përveçse me zgjedhje. Duke mos e ditur është fshehur mes popullit duhet kërkuar njerëz të dëshpëruar, të verbër. Këto janë rezultate të pune që vazhdon, për të çliruar policinë e Shtetit nga kthetrat e dyfishta të politikës dhe policia të rradhitet në mesateren e policive të Bashkimit Europian te performaca. Pikërisht se është një punë që vazhdon edhe Vettingu sot është kyç.”- u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Etiketa: