TIRANË – Themeluesi i “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, tha se partia e tij ishte e para që regjistroi kandidatët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai tha se listat e “Sfidës” janë lista të hapura qytetarë që kërkojnë medoemos çmitimizimin e politikës aktuale

“Listat tona janë lista të hapura qytetare që kërkojnë të çmitizojnë politikën dhe që tregojnë që nuk mund të durojnë më të tillë politikanë.


Mendoj që afatet e regjistrimit dhe kanë disa javë të deklaruara, dhe nëse dikush do kishte kontestime, nuk besoj se do ngelnin për sot. Dokumentat tona u regjistruan, dhe jemi krenarë që kandidatët tanë u regjistruan të parët,” tha Bojaxhi.


(e.f/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: