TIRANË

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i pranishën në emisionin “A Show” në News 24 ka treguar reagimin e familjarëve të tij, pasi bëri me bojë kryeministrin Rama, teksa ky i fundit ishte ulur në sallën e Kuvendit.


Ai tha se ky moment nuk është parë me admirim, por shtoi se kishte ardhur koha që për pos “inatit” personal, t’i dërgohej një tjetër mesazh Ramës se ai nuk ishte i paprekshëm. Për Palokën, Rama vijon e bëjë të fortin deri në momentin kur nuk ka reagime.



“Familjes asnjëherë nuk i pëlqejnë gjëra të tilla. Askujt nuk i pëlqen një gjë e tillë. Të gjithë janë të bindur, sepse ai e meritonte për të gjitha ato që ai sillej dhe bënte të fortin. Kur gjendet përballë të fortëve, ai është komplet zvarranik. Për të dobëtit, ai akt ishte simbolik dhe është mirëpritur dhe në fakt doja që edhe atij t’i jepja një mesazh: Nuk je i paprekshëm!

Dikur njerëzit të kthehen dhe të përgjigjen. Ishte edhe personalja brenda, por nuk ishte vetëm ajo. Njeriu mund të bëjë shumë. Iu thashë qytetarëve të Tiranës: Bëni edhe ju sakrificën. Dhe sakrifica ishte pjesëmarrja në protestë. Këtë thirrje ua kamë bërë atyre që mendojnë si ne. Kontributin duhet ta japë gjithsecili nga qytetarët për largimin e Ramës.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: