Dhuna ndaj gjyqtarit Hamiti pati një efekt shumë të madh jo vetëm në futbollin shqiptar, një çështje e cila tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe ka përfshirë të gjithë aktorët. Bojkoti i arbitrave solli automatikisht edhe bojkotin e futbollit në nivel kombëtarë, me Federatën Shqiptare të Futbollit që i doli menjëherë në krahë xhaketave të zeza, fundja kauza ishte e përbashkët, rikthimi i Policisë së shtetit të stadiume.

1. Dhuna Ne Kamez, Armand Duka Thyen Heshtjen
1. Dhuna Ne Kamez, Armand Duka Thyen Heshtjen

Në fakt ky vendim i arbitrave gjeti dhe përkrahjen e klubeve, të cilat dhe pse palë e prekur shpesh herë nga vendimet e tyre, i kanë dalë në krahë, pasi dhe klubet dëshirojnë të që Policia të rikthehet në stadium, kjo për shumë arsye. E vetmja mënyrë që Policia të rikthehet është të ndryshojë legjislacioni aktual, të amendohet ligji për rikthimin forcave të rendit në impiantet sportive.

Duka
Duka

Kjo është një çështje që shkon përtej Federatës Shqiptare të Futbollit por dhe vetë klubeve, për këtë arsye presidenti i FSHF-ës, Armand Duka pati një takim me kryeministrin Edi Rama, të enjten. Burime pranë FSHF-ës bëjnë me dije për News24 dhe BalkanWeb se ditën e hënë do të zhvillohet një tjetër takim, ku do të jenë të pranishëm drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, përfaqësueses të klubeve të Supeligës, Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit, Besa Sahini, një takim gjithë palësh për ti dhënë fund bojkotit në futboll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb