TIRANE- Anulohet Komisioni Hetimor i CEZ i drejtuar nga Partia Demokratike. ‘BalkanWeb’ mëson se mbledhja ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, nën drejtimin e kryetarit, Edmond Spaho. Anulimi u bë për faktin se dje Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike vendosën që të bojkotonin çdo seancë plenare dhe pjesëmarrje në komisione, në sajë të protestës që ka nisur që prej ditës së shtunë.

Opozita vendosi se nuk do të kthehet në Parlament derisa të arrihet krijimi i qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

‘BalkanWeb’ raportoi dje se të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD. Basha falënderoi dje deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para Kryeministrisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: