Fillimisht bojkoti disamujor dhe tani djegia e mandateve ka shkaktuar probleme financiare për një pjesë të ish-deputetëve të opozitës, të cilët duket se të ardhurat nga statusi i deputetit i kanë pasur burime kryesore financiare në familje.

Për shkak të një vendimi politik, ata bojkotuan pjesëmarrjen në Kuvendin e Shqipërisë nga muaji korrik 2018 deri në dhjetor të 2018-ës, por pavarësisht se kishim të bënim me një vendimmarrje politike, Kuvendi u mbajti atyre pagesat për të gjitha muajt e bojkotit të veprimtarisë së tij.

Ndaj, nisur nga ky veprim i administratës së Kuvendit, disa nga ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë kundërshtuar mbajtjen e pagave në Gjykatën Administrative, ku kanë paditur Kuvendin dhe kanë kërkuar pagat e padhëna. Ata kanë vërshuar në dyert e gjykatës për të kërkuar lekët si deputetë për kohën kur ishin të mandatuar, por për shkak të vendimit të grupit ishin në marrëdhënie të kushtëzuar (bojkot).

Në paditë e deputetëve të PD dhe të LSI ndaj Kuvendit të Shqipërisë kërkohen pagesat për 6 muaj muajt e bojkotit të tyre të parlamentit. Nga dosja rezulton se ish-deputetja Valentina Duka kërkon prej gjykatës detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë shumën 187.090 lekë të ndaluara, sipas saj, padrejtësisht nga paga e deputeti për periudhën korrik 2018-janar 2019. Po ashtu një tjetër ish-deputet, Shezai Rrokaj, i kërkon gjykatës që Kuvendi ta paguajë në shumën 187.261 për po të njëjtën periudhë kohore.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb