TIRANE

Delegacioni gjerman i cili ndodhet për një vizitë zyrtare ne Tiranë, më në krye, kryetarin e Grupit Parlamentar (SPD), Josip Juratovic kritikoi bojkotin e parlamentit, për të cilin tha se ka të njëjtën shenjtëri si Kisha. Juratovic theksoi se gjithkush që përpiqet të pengoj procesin e integrimit, pengon vlerat demokratike dhe unë mendoj se këtu në vendin tuaj ka shumë.

“Gjithkush që përpiqet të pengoj procesin e integrimit, pengon vlerat demokratike dhe unë mendoj se këtu në vendin tuaj ka shumë. Thirrja ime drejtuar të gjithë demokratëve pavarësisht se cilës parti i përkasin të ofrojnë sa më shumë shembuj pozitiv . Në një Evropë të tillë që ka kaluar situata të vështira është më e rëndësishme se kurrë që të vazhdojmë t’iu qëndrojmë besnikë vlerave tona. “ u shpreh ai.

Lidhur me takimet e zhvilluara në Tiranë, deputeti gjerman u shpreh se pjesë e axhendës ka qenë edhe takimi me përfaqësues të Parlmanetit, ku theksoi se në të bën pjesë edhe opozita parlamentare.

“Mund të them që kanë qenë përfaqësues të opozitës parlamentare, unë nuk mund të kërkoj në vendin tuaj ku mund të jetë një parti apo një tjetër, ky është mendim personal, që luftoj prej vitesh për demokracinë. Parlamenti është organi më i lartë i një shoqërie demokratike. Ne parlamentarët jemi përfaqësues të popullit. Populli na ka zgjedhur për të zhvilluar debatet në Parlament. Në një moment apo një tjetër gjithësecili është i lirë të bëjë protestë por bojkotimi do të thotë bojkotim i demokracisë. E thënë thjesht parlamenti ka të njëjtën shenjtëri sa edhe Kisha, duke qene se jam i besimit ortodoks, nuk është një treg pazari. Mund të them se bojkoti është shndërruar në një sport të dashur për shqiptarët, po bojkotoj kur s’më pëlqen një gjë.” u shpreh Josip Juratovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb