VLORË & GJIROKASTËR

Studentët kanë nisur protestën edhe në qytetin e Vlorës. Gazetari, Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se janë  mbledhur mbi 100 studentë të cilët janë vendosur në hyrje të universitetit “Ismail Qemali”.

Ndërkohë studentët kanë arritur të bojkotojnë të gjithë mësimet e parashikuar në oraret në një pjesë të madhe të fakulteteve.

“Ka bojkot të provimeve, ndërsa ata shprehen se do jenë në protestën e tyre. Protesta është përqendruar pranë rektoratit. Kjo është dita e tretë në Vlorë, por që do të vijojë si në Tiranë. Nxënësit nuk janë bashkuar me studentët”, raportoi gazetari, Enrik Mehmeti për “BalkanWeb”.

Ndërkohë edhe në Gjirokastër studentët janë tubuar para Universitetit “Eqrem Çabej”, të cilët kanë marrë sot leje nga autoritete vendore. Protesta në këtë qytet vijon për të tretën ditë radhazi.

“Kanë patur edhe kërcënime për studentët për të mos marrë pjesë në protestë. Dita e sotme është lajmëruar të jetë me përmasa më të mëdha.  Ditën e sotme pritet të jetë më masive.  Sot është marrë leje nga policia. I kanë lejuar, por me një orar të reduktuar. Policia ka qenë e pranishme rreth ambienteve ku po mbahet protesta. Ka nisur protesta, por pritet të rritet numri i tyre”, raportoi gazetarja, Brikena Metaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb