Tentativë grabitjeje në shtëpinë e Alan, mesfushorit brazilian të Napolit dhe një nga “kryengritësit” që javën e fundit ka thyer urdhrin e klubit për grumbullimin. Sipas asaj që raportojnë hetuesit, të panjohurit kanë hyrë në katin e dytë të shtëpisë ku banon Alan me familjen e tij. Në ato çaste braziliani nuk ishte në shtëpi, ndërsa bashkëshortja nuk ndodhej në atë kat të banesës. Më pas të dy kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kanë njoftuar policinë.

Karabinierët po hetojnë për tentativë vjedhjeje pasi ende nuk është qartësuar se çfarë mund të jetë marrë ndërsa mbetet në këmbë dhe tentativa për të trembur lojtarin pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe më herët mes lojtarëve dhe ultrasve. Alan nuk është grumbulluar nga Ançeloti për ndeshjen e darkës kundër Xhenoas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: