TIRANË-Boksieri Haxhi Krasniqi pas një lufte dominante, nuk arriti që të çojë deri në fund misionin, pasi një goditje nga kundërshtari e lëndoi atë duke bërë që fitues të shpallet gjermani Jurgen Brahmer.
Përkundër përgatitjeve të mëdha të Krasniqit dhe motivimit të tij të madh, në fund përvoja e gjermanit Brahmer doli të jetë vendimtare.
Ishte Krasniqi ai që filloi duelin në mënyrë të mrekullueshme duke dominuar raundet e para dhe duke shpërqendruar kundërshtarin e tij.
Në raundin e nëntë gjithçka u vendos. Kur Krasniqi vendosi të sulmonte kundështarin dhe e bëri këtë me sukses, ishte Brahmer ai që shfrytëzoi përvojën dhe me të majtën e goditi fuqishëm duke i shkaktuar edhe plagë tek buza Krasniqit.
Kjo ishte e papërballueshme për Krasniqin, i cili nuk arriti që të vazhdojë më tej duelin.
Brahmer mbron titullin e kampionit në WBA në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa Krasniqit i mbetet që të rikuperohet dhe të stërvitet fuqishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=x8ECOrBXuWk
(d.d/BalkanWeb)