Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj tashmë do të jetë pjesë e klubit sportiv më të mirë të Europës, SES Boxsing që ndodhet në Gjermani dhe ku bëjnë pjesë emrat e mëdhenj të boksit botëror si Robin Haxhi Krasniqi, Robert Stieglitz Domenik Bosel, Francesko Pianeta, Michael W dhe Tom Schwarz. Ka qenë performanca e shkëlqyer e 18-vjeçarit, e cila ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve të spikatur të këtij sporti të cilët tashmë e kanë bërë lezhjanin Uldedaj pjesë të tyre.

Prej 3-muajsh ai ka nisur trajtimin në Gjermani sëbashku me boksierët më të mirë të botës, ku po stërviten për t’u përballur me sfidat e radhës. Boksieri shqiptar vjen nga një eksperiencë e suksesshme në boksin amator në Kampionatin Shqiptar, Europian dhe Botëror ku është vlerësuar me medalje të ndryshme. Uldedaj ditën e shtunë u përball në një ndeshje që u zhvillua në “Desua Arena” me kampionin Polak 28-vjeçarin Mateusz Gatek një boksier me mjaft eksperience në boksin profesionist.

Në ndeshjen e zhvilluar 18-vjeçari Jurgen Uldedaj arriti të dominojë në të gjitha raundet, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin dhe në raundin e dytë i shkaktoi edhe knockdown e parë. Performanca e shkëlqyer e Uldedajt ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave në Gjermani të cilët e kanë cilësuar boksierin shqiptar një super talent në karrierën e boksit profesionist. Nga ana tjetër menaxheri dhe Promotori i Tij Ulf Stainforth, i cili është shpallur më i miri për vitin 2015, shprehet shumë i kënaqur për suksesin e arritur dhe për perspektivën që e pret supertalentin shqiptar me “Team Deutschland” si pjesë e klubit “SES Boxing”. Gjithashtu edhe vlerësimi i shefit të klubit Dirk Dzemski dhe Trajnerit Rene Friese janë me nota shumë pozitive, për boksierin 18-vjeçar Jurgen Uldedaj, falë suksesit të të cilit, flamuri shqiptar është valëvitur në vende të ndryshme të Europës dhe botës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: