Gjashtë persona u vranë dhe tetë u plagosën kur një autobus doli nga rruga në rajonin Chuma të Bolivisë perëndimore duke u përplasur me një shkëmb.

Shefi i policisë në La Paz njoftoi të shtunën se aksidenti ndodhi në një kthesë të mprehtë ku drejtuesi humbi kontrollin e mjetit, duke bërë që autobusi të devijonte nga rruga dhe të përplasej me një shkëmb. “Mjeti u shkatërrua plotësisht”, tha Edgar Cortes.

Katër burra dhe dy gra humbën jetën. Tetë persona të plagosur u dërguan në spital, përfshirë shoferin e autobusit, i cili pretendon se humbi kontrollin e mjetit për shkak të një defekti mekanik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb