BOLIVI

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Bolivi. Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si dhe 37 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti midis dy autobusëve.

Autoritetet boliviane kanë bërë të ditur se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye mund të rritet numri i personave të vdekur, shkruan Euronews.

Në një raport të Policisë thuhet se aksidenti u shkaktua për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së kufizuar dhe dyshohet se njëri nga autobusët mund të ketë qenë në kahun e gabuar të rrugës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: