Demostruesit bllokuan rrugët në Bolivi në një protestë kundër zgjedhjeve të fituara nga presidentit Evo Morales, duke kërkuar një raund të dytë zgjedhor ose zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend, pasi qeveria u akuzua për manipulim  masiv të rezultateve.

Bllokime të rrugëve u raportuan në La Paz, Santa Cruz, Cochabamba dhe qytete të tjera. Ndërkohë mbështetësit e Morales bllokuan autostradat që lidhin Santa Cruz me Cochabamba dhe Potosi me Sucre në mbështetje të fitores së tij, raportoi e përditshmja “La Razon”.

Drejtuesit e makinave, të cilët u ankuan për bllokimet e rrugëve, u përleshën me protestuesit në La Paz, ku u raportuan katër persona të plagosur.

Kundërshtari i Morales, Carlos Mesa deklaroi se protestat do të zgjasin derisa Morales të pranojë se qeveria ka manipuluar rezultatet e zgjedhjeve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb