Autoritetet Boliviane paralajmëruan këtë javë se 70% e departamentit të Santa Cruz – ku jeton më shumë se një e katërta e popullsisë së vendit – është nën “rrezik ekstrem” nga zjarret në pyje.


Sipas qeverisë, gati 500,000 hektarë pyje janë shndërruar në hi. Presidenti Evo Morales njoftoi të mërkurën se një kabinet i ri emergjent mjedisor ishte krijuar për të trajtuar flakët në zonën e Kikitanisë i cili kufizohet me Brazilin dhe Paraguajin.


Të tre vendet e Amerikës Latine janë duke luftuar me zjarre të egër në pyjet e Amazonës.


BalkanWeb