TIRANE- Deputeti demokrat Myslim Murrizi nuk e ka kursyer komentin e tij pas tensioneve dhe debateve që shoqëruan mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, Murrizi e këllillon hapur kryedemokratin Basha dhe thotë se flet në emër të 60 kryetarëve të tjerë të degëve të PD. Duke “vjellë vrer” ndaj kryesisë, deputeti demokrat thotë se partia dhe kryesia s’mund të mbushen me njerëz “anonim”, “birbo” e “biba”.

STATUSI I PLOTE
Si ish themelues i PD dhe ish student i dhjetorit 90, si ish deputet i viteve kur shteti drejtohej nga bandat dhe tanket e banditeve me kollare( 1997-2001), dhe si nje antikomunist qe nuk me lidh gje me sigurimin e shtetit.

Do te ju lutesha qe boll me me njerez ANONIM qe nuk e di pse, dhe nuk e kam kuptuar kurre, çfare mbeshtetje rrezatonin keto nder DEMOKRAT, qe i emeruat antare kryesie.

Askush prej tyre, por dhe derivatet e tyre neper rrethe, nuk u perfshine ne fushaten elektorale te qershorit 2017.

Nje pjese letyre flirtuan hapur me PS.

Disa funderrina bridhnin lart e poshte duke vjelle vrere per Ju per listen dhe per PD.

Disa ordinere e gagaçe politik, thonin hajt ti kthejme nderin LSI.

Bile disa nuk moren pjese as ne votimet per kryetar te PD, se lehnin neper kafe qe eshte farse.

450 mij votat e demokrateve Shqiptare, nuk kane lidhje me asnje lloj birboje apo bibe qe Ju emeruat antare kryesie, pa asnje lloj kontributi, merite apo perfaqesimi nder DEMOKRATE.

Koha eshte flori, dhe sinqerisht nuk di se çfare mund te zgjidhe PD nga mbledhja e 60 individeve qe ne shumice derrmuese nuk johin njeri tjetrin, e jo me te johin DEMOKRATET.

Sa harxhon 2-3 ore kohe me ata qe shumicen nuk i njeh e nuk i voton shtepia, lagja, hyrja, pallati apo fshati, te ftoj si demokrat qe kur te kesh kohe hajde takojme ato DEMOKRAT qe nuk u shiten nga parate e pista te droges, dhe nuk u tremben e tunduan nga makineria shteterore e kriminalizuar.

Thirr dhe tako Kryetaret e degeve, qe prej 3 vitesh mbajne PD dhe frymen e opozites me djersen e tyre.

Tako ato qe per 90 dite rresht mbajten gjalle protesten me te gjate opozitare prej 27 vitesh.

Ato qe me qendresen e TYRE , ben te mundur prishjen e aleances se qelbesirave, sepse po te ishin bashke ne zgjedhje PS, LSI, dhe PDIU, Partia Demokratike nuk i kalonte 20 Deputete.

Parat e droges dhe bandat kriminale, do te ishin nen nje komande.

Je Kryetar i zgjedhur nga ANTARESIA, e jo nga kryesia.

Partia Demokratike sot ka nevoje per nje ANTARESI reale, e jo per kryesi FIKTIVE.

As ne rrethe nuk duhet te kete kryesi dege, sepse jane thjesht disa parazit politike qe ne çdo pale zgjedhje pretendojne per çdo lloj kanidati.

Peshen elektorale te Partise Demokratike e mbajne dhe e kane mbajtur Kryetaret e Grupseksioneve, dhe Kryetare, Sekretare te Seksioneve se bashku me DEMOKRATET e VERTETE.

Te tjeret kane qene vetem per te mare tek PD, e jo per te dhene.

Urdhero ” inventarizimin” real te antaresise se Partise, pastaj fute partine ne zgjedhje sipas parimit nje antare nje vote nga kryetari i seksionit deri tek kryetari i deges, dhe zgjidh shpejt e ne menyre urgjente drejtues te PD qe ti johin dhe ti rrespektojne DEMOKRATET.

Ne politike i nderuar Kryetare, nuk ka te Rinj apo te Vjeter.

Ne politike ka: te Konsumuar dhe te pa KONSUMUAR.

Shtrirje dore, ulje ne gjunje, ruajtje konjukture, ruajtje hatri apo hakikati, ruajtje raporti dhe çdo rrecete jashte VOTES eshte KOMUNIZEM.

Ne DEMOKRACI çdo gje fillon tek çfare perfaqeson, dhe nga kontributi qe ke dhene dhe jep.

Po u rrespektuan keto, jane rrespektuar te gjitha çfare kerkon politika.

Demokratet e thjeshte qe te kane votuar, dhe qe nuk kane perfituar asgje kur PD ka qene ne pushtet, nuk kane nevonje per ” gjenerale” fallco qe nuk kane asnje ” ushtare” mbrapa.

Nuk di per çfare mund te diskutojne apo te ndihmojne PD, ata qe gjate 90 diteve ne çader, apo 30 diteve ne fushate, luftonin me Ty, e jo me Ramen?

Koha nuk pret, zgjedhjet lokale jane ne dere.

Leri ” delegatet” e karlzbergut dhe opozitaret e opozites ne fb te konkurojne perpara DEMOKRATEVE per çfare te duan dhe kur te duan, se ja japin DEMOKRATET pergjigjen.

Ti mos na i emero me me ” zor” se i more ne ” qafe” duke i bere lidera studiosh e fb pa i johur askush ne SEKSION.

Kjo eshte dera e hapur apo dora e shtrire qe DEMOKRACIA ka bazen e saj te funksionimit, jo emerimet per raporte.

Degjoje keshillen time Z Kryetar se besoj te njenjten keshille kane dhe 60 kryetaret e tjere te degeve te PD, 5300 kryetaret e seksioneve dhe 60 mij antaret REAL te PD qe nuk kane asnje lidhje me ato ambulantet qe vijne ne PD, kur PD eshte ne pushtet, e i kthejne krahet PD duke e braktisur ate, sa here qe PD eshte ne opozite.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: