TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot nga Belshi ku ishte për të prezantuar kandidatin e tij për kryebashkiak dhe shkarkimin e Artan Lames si kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Berisha tha se ai u shkarkua pasi nuk firmosi për Portin e Durrësit.

“A e morët vesh ju? E shkarkoi atë Artan Lamen. Boll mëkate ka bërë ai, por një gjë e bëri, nuk firmosi për portin e Durrësit, sepse është një vjedhje e tmerrshme, sepse i jepet klanit të Edi Ramës dhe Alabarit 820 mijë metra katrorë, sepse jepet porti mijëra vjeçar për t’u bërë Edi Rama sheiku i Dubait, në një kohë kur ai është pasuria numër 1 publike e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: