200 gr bollgur
1 kokë brokoli
2 kërpudha
1 karrotë
1 spec të kuq
1 qepë të thatë
1 kungull
300 gr fileto pule
1 tufëz majdanoz
Miks erëzash për pulë
Vaj ulliri
Kripë, piper
Kaurdisim qepën ne vaj ulliri dhe shtojmë pas 2 minutash një karotë në kubikë dhe një spec të kuq në kubikë. Pasi janë zbutur perimet shtojmë 2 kërpudha dhe 1 kungull të vogël po në kubikë. I skuqim të gjitha bashkë dhe shtojmë 200 gr bullgur dhe 400 ml ujë. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të zjehet në temperaturë mesatare sa të avullojë uji 80%. Më pas shtojmë disa lule brokoli, koriandër, miks piperi, kripë dhe e lemë mbuluar me kapak deri sa të mos ketë më ujë.
Mishin e pulës e presim në copa, e marinojmë për 30 minuta me një miks erëzash të gatshme për mish pule dhe e kalojmë në shkopinj. I vendosim në një tigan me 3-4 lugë vaj ulliri në temperaturë mesatare dhe sapo të marrin ngjyrë shtojmë 1/2 gotë ujë. I mbulojmë me kapak dhe i lemë deri sa të mos kenë më ujë. Mund të piqen në furrë, ose në zgarë.