Një apartament luksoz në qendër të Bolonjës dhe 350 mijë euro për shpenzimet e tjera. Është kjo trashëgimia që një e moshuar i ka lënë mikeshës së saj të dashur, në këmbim të një favori të vogël. Të kujdeset për macen e saj të shtëpisë.

Një zbulim i hidhur për familjarët e të moshuarës, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2013, duke shpresuar se do të përfitonin diçka nga pasuria e saj.

Mikeshës, thuhet në testament, i përket edhe detyra të zgjedhë një tjetër person që të kujdeset për macen, kur ajo nuk do të jetë në qytet.

Familjarët kanë vendosur ta hedhin gruan në gjyq, pasi sipas tyre kjo është e padrejtë. Por duket se gjyqtarët nuk mund të bëjnë asgjë, pasi ajo është e vetmja që mund të shijojë pasurinë e gruas, së bashku me macen e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb