Bllokada e vendosur nga FIFA nuk e pengon Barcelonën të “çmend” merkaton e transferimeve. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” hap faqen e parë me një titull të bujshëm: “Bomba është Arda Turan”. Mesfushori turk pas një eksperiencë të gjatë tek Atletico Madrid dëshiron të largohet. Klauzola për largimin e Turan është 41 milionë euro, shifër të cilën drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë ta paguajnë për ti dhuruar Luis Enrique mesfushorin e shumë pëlqyer.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb