“Sky Sport” lëshon bombën e merkatos në Itali. Juventusi është gati të mbyllë marrëveshjen me yllin e ekipit të Lacios dhe do ta veshë Sergej Milonkoviç-Saviç shumë shpejt bardhezi. Lajmi padyshim që ka shkaktuar jo pak bujë në Apenine, pasi të gjithë i kanë sytë te kampionët e Italisë sa i takon emërimit të trajnerit të ardhshëm.

Por duket se drejtuesit bardhezinj nuk po qëndrojnë duarlidhur sa i takon përforcimit të ekipi dhe janë gati të hedhin të zezën mbi të bardhë për të sjellë në Torino mesfushorin më të mirë të kampionatit. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Paratiçi është në bisedime me Lotiton, ndërsa shuma e transferimit mund të jetë më e vogël sesa 100 milionë eurot që pretendon presidenti bardhekaltër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb