Një nga problemet më të mëdha shëndetësore që përballet bota sot, janë sëmundjet e trurit dhe kujtesës.


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, gjithnjë e më shumë njerëz diagnostikohen me sëmundje të ndryshme të sistemit nervor.


Gjithashtu, një tjetër shqetësim shëndetësor që merr gjithnjë e më shumë jetë është zemra dhe të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.


Teksa numrat e këtyre problemeve pritet të trefishohen brenda 50 viteve, mjekët rekomandojnë disa mënyra për të mbajtur organizmin nën kontroll.

Në studimet e fundit theksohet se shëndeti i trurit me atë të zemrës dhe funskionimin e të gjithë organizmit, janë të lidhura.

Më poshtë, ju shpjegojmë se si këto dy organe shumë të rëndësishme e ndikojnë njëra tjetrën.

Ndikimi i zemrës në tru
Fakti se sëmundjet e forta ndikojnë të gjithë organizmin është tashmë i njohur dhe shumë prezent.

Sidomos sëmundjet të cilat bllokojnë arteriet e zemrës, pasi vështirësojnë arritjen e gjakut edhe në zona të tjera të trupit siç është truri.

Mesa duket çdo gjë fillon nga arteriet, sa më vështirësi të kenë ato në funksionim aq më shumë dëme në organizëm dhe sistemin nervor.

Bllokimet arteriale çojnë në sëmundje si ishemia, atakët dhe deri në dementia.

Përse ndodh
Shumë studime flasin për këtë lidhje shumë domethënëse që këto dy gjendje të trupit kanë me njëra tjetrën.

Nën këtë rrjedhë mjekët thonë se të njëjtat shkaqe që zhvillojnë sëmundjet kardiovaskulare mund të shkaktojnë edhe plakjen e trurit.

Këtu përmendet presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe sëmundja e diabetit.

Personat që vuajnë nga Alzhaimer ose Dementia, vihet re se kanë një presion gjaku më të ulët se normalja dhe arterie të dëmtuara.

Mjekët thonë se qarkullimi i mirë i gjakut ndihmon trurin të rigjenerohet dhe të mirëmbajë qelizat e mira të tij.

Kështu kur kjo hallkë nuk funksionon shfaqen problemet e plakjes së trurit.

Si t’a parandaloni
Dementia apo Alzhaimer mund të zhvillohen edhe is pasojë e historisë familjare, pra mund të jenë të trashëguara gjenetikisht.

Gjithsesi ka disa mënyra se si mund të ulni shancet e prekjes nga këto sëmundje.

Ekspertët neurologë thonë se, rrisqet mund të parandalohen deri në 50% nëse keni një stil jetese të shëndetëshëm.

Kjo do të thotë aktivitet i për javshëm sportive ose ecje në natyrë për të paktën 150 minuta.

Një dietë të bazuar në fruta dhe perime ku duhet të konsumoni të paktën 5 fruta dhe perime në ditë.

Evitoni sa më shumë ushqimet e dëmshme dhe të konservuara, alkoolin, duhanin, kriprat dhe sheqernat e tepërta./agroweb

Etiketa: