BRUKSEL- Sulmuesit e Brukselit përdorën bomba të mbushura me gozhdë e vida. Pas ngjarjes ekspertët hulumtuan dhe konstatuan se bombat vetëvrasëse ishin mbushur me gozhdë e vida, në mënyrë që të shkaktonin sa më shumë viktima.

Lajmi mbështetet edhe nga mjekët në Spitalin Universitar të Lëvenit, të cilët pas ekzaminimit të trupave të viktimave gjetën mbetje të vidave dhe gozhdëve. Kjo mënyrë është përdorur edhe më herët në sulmin në maratonën e Bostonit në vitin 2013.

Në spitalin e Lëvenit aktualisht po trajtohen 11 viktimat e sulmeve me lëndime të rënda, dhe gjendja e tre prej tyre konsiderohet tepër kritike. Sipas dëshmive deri më tani, të paktën 200 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që janë konfirmuar 34 viktima.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb