TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha foli për protestën e gjashtë kombëtare, e caktuar pas mbledhjes së sotme të kryesisë  me 25 maj në orën 19:00.  Pyetjes së gazetarëve se a do të përdorë opozita bomba molotov, Basha iu përgjigj se ai dhe Partia Demokratike nuk kanë bërë kurrë thirrje për dhunë.

Ai shtoi se zemërimi popullor vetëm do të rritet përballë kësaj qeverie, të cilën e fajësoi se po kërcënon seriozisht rendin demokratik. Gjithashtu Basha tha se PD-ja dhe opozita kanë për detyrë të përballen me të keqen, duke nxjerrë programin politik si alternativë shpëtimi për qytetarët.

Do të jetë një protestë me Molotov zoti Basha? 

“Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti I baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, I vëllezërve motrat 3 vjecare të të cilëve I ka helmuar me gaz Edi Rama apo I fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësonte as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha.

Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit”-tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: