PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli deklaroi sot se, hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e Murat Mehas përbën një akt të dënueshëm dhe një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor në Kosovë.

“Akte të tilla të rënda, që në kundërshtim edhe me moralin e popullit tonë, nuk hezitojnë të cenojnë integritetin e familjes, duhet të marrin përgjigjen e merituar ligjore nga mekanizmat shtetërorë të sigurisë dhe drejtësisë, e jo të mbesin anonime dhe të pandëshkuara”, shprehet ai. “Qytetarët tanë duhet të kenë besim se shteti i Kosovës është në gjendje të plotë për të garantuar sigurinë e tyre, rendin publik dhe sundimin e ligjit”, përfundon kryetari I Kuvendit.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka denuar kete akt. “Te shtëpia e Murat Mehës është hedhur një mjet shpërthyes. Është një akt i papranueshëm. Aktet e tilla që rrezikojnë jetën e familjeve tregojnë më së miri se kemi të bëjmë me njerëz që nuk ia duan të mirën Kosovës. Ata e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës”, tha për median kryeministri Isa Mustafa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: