Merkato e dimrit sapo u mbyll, por shumë klube të mëdhenj të Europës kanë nisur që tani punën për sesionin e ardhshëm të tregut të transferimeve. Në pritje të tij, janë mediat spanjolle që nxehin përpara kohe merkaton e verës. Sipas tyre, Interi kërkon të marrë nga Barcelona Ivan Rakitiç.

1058415290.jpg.0
1058415290.jpg.0

Mesfushori kroat nuk ka rinovuar kontratën me kampionët e La Liga, ndërsa ka një klauzolë 120 milion euro. Një shifër e rëndësishme, por që pritet të ndryshojë. Shkak është mbipopullimi në mesin e fushës në skuadrën katalunjase, pas blerjes së Frenki De Jong dhe afrimit të mundshëm të Adrien Rabio. I sakrifikuari pritet të jetë pikërisht Rakitiç dhe nga kjo situatë ka shpejtuar të përfitojë Interi. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, klubi zikaltër ka vendosur kontaktet e para me Rakitiç, ndërsa transferimi në Serinë A tundon vetë futbollistin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb