SERBI

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ndërsa është pyetur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja.

“Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se intervenimi i NATO-s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, ka thënë  Vuciç.

Nga ana tjetër ish-kancelari gjerman  ka theksuar se NATO-ja ka ndërhyrë në Serbi ashtu siç ka bërë në vendet e tjera  si në Afganistan dhe në Irak, pas analizës dhe gjendjes së rëndë ku ndodhej atëherë Kosova.

“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vednim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në bombardime duke e para gjendjen në Kosovë”, shtoi Schreder.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: