Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka folur në telefon me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn. Sipas një njoftimi të qeverisë, Zaev dhe Hahn kanë biseduar për zhvillimet e fundit rreth prokurorisë publike, si dhe për rastin “Reketi”.

Hahn dhe Zaev kanë konstatuar se institucionet e sistemit duhet që sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të zbardhin ngjarjet aktuale, por edhe pa shtyrje të procedojnë të gjithë lëndët që dalin nga afera e përgjimeve. Zaev ka njoftuar komisionerin Hahn për masat që ka ndërmarrë qeveria për luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe rastin Reket.

Zaev dhe Hahn konstatuan se duhet të vazhdojnë përpjekjet e partive për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, si dhe qëllimi i të gjitha partive të jetë vendimi pozitiv për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në, në tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb