Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka folur për skuadrën e tij dhe synimet në Ligën e Kampionëve.
Sipas qendër-mbrojtësit italian të ‘Zonja e Vjetër’, mund të arrijë lart në Ligën e Kampionëve. Bonucci e pranon që skuadra e tij nuk është në nivel me Real Madridin dhe Barcelonën, mirëpo me pak fat mund të lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve.

“Në Evropë, ne nuk jemi ndoshta afër nivelit të Barcelonës, Bayern Munich dhe Real Madrid, por, me pak fat, disiplinë dhe disa momente të magjishme nga lojtarët tanë të rinj, ne mund të lejmë gjurmë në Ligën e Kampionëve përsëri këtë sezon”, ka deklaruar Bonucci.

Juventus së fundmi është kthyer në formë mjaftë të mirë ku në pesë ndeshjet e fundit ka po aq fitore, pas një starti të dobët në Serie A.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: