Leonardo Bonucci çdo ditë që kalon duket më larg Milanit. Transferimi në një klub tjetër duket pothuajse i sigurtë, me agjentin e italianit që është parë sot në Francë ku me shumë siguri do të negociojë me Paris SG.

Situata në të cilën ndodhet klubi, pavarësisht se herë herë raportohen lajme për konsolidim, ka bindur 31-vjeçarin të largohet nga “djalli”. Gjithsesi momentalisht sipas mediave italiane Bonucci ka urdhëruar agjentin të mos konkretizojë asgjë, deri në vendimin përfundimtar të CAS për çështjen e pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Nga se u mësua sot gjykata e arbitrazhit sportiv vendimin për klubin italian do ta japë nesër, kështu që shumë shpejt pritet zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e Bonucci-t që vjet u ble nga Juventusi për shifrën e 42 mln eurove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb