Leonardo Bonucci, ishte protagonisti i finales së madhe të Euro 2020, luajtur në Wembley, mes Anglisë dhe Italisë, në suksesin e dytë në historinë e këtij kompeticioni për “azzurrët”.
Sot ai mbështet fuqishëm Italinë sit ë gjithë ish shokët e tij të ekipit.

“Nëse mendojmë shumë për rëndësinë e sfidës, rrezikohet shumë që të mbytemi nga presioni. Në të tilla sfida kaq të rëndësishme, duhet që të dal në pah forca e karakterit të skuadrës. Pres një ndeshje të luftuar deri në fund. Kroacia ka një skuadër të forte, me element shumë të vyer brenda saj, megjithëse ata nuk luajnë më siç kanë pas bërë dikur”, shtoi ndër të tjera ish mbrojtësi i Juventusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: