Leonardo Bonuçi foli në mikrofonët e “Sky Sport” pas barazimit 2-2 me Atletikon në transfertë, dhe mbrojtësi bardhezi kërkoi që skuadra të jetë më e vëmendshme edhe tek topat jo aktivë.

“Atletiko na bëri shumë presion pjesën e parë, dhe patëm vështirësi të luanim topin. Në pjesën e dytë, nisëm mirë, madje shënuam edhe dy herë. Por, pësuam dy herë nga topat joaktivë dhe goditjet standarde. Bëmë një ndeshje të madhe, por duhet më shumë vëmendje në këto aksione. Nuk mund të pësojë një skuadër si Juventusi kaq shumë gola. Ndodhi edhe ndaj Napolit kjo gjë. Sa keq që goditja e Ronaldos në shtesë nuk shkoi gol.” – deklaroi Bonuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb