Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë bonusin e bebes nga 40,000-120,000 lekë.

Lajmi u bë i ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Në 5 muajt e parë të vitit 1 946 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes”, shprehet Manastirliu.

Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40 000 lekë, 80 000 mijë lekë për beben e dytë si dhe 120 000 për fëmijën e tretë.

Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80 000 mijë lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120 000 secili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: