Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy ka replikuar me komentuesit në Facebook.

Një komentues tha se bonusi për pensionistët është që këta të fundit të japin votën për PS-në. Rama deklaroi se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai tha se me PS, pensionistët po fitojnë dinjitetin e humbur.

Komentuesi: Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç

Rama: Jo, jo zoti Mehdi! Këtë nuk e them, por e di pse? Sepse e para, votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin.

Pensionsitët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë, e kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz, ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara sesa ne të vinim në detyrë po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe numrit të bonuseve dhe qoftë me reformën e re që po bëjmë, por ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes dhe Rrapushit dhe bufit të kënetës.

A mjafton? Pa diskutim që nuk mjafton, por a është shumë më tepër dje? Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mendt e tua, por të flasësh çfarë të vënë në gojë llumi i kënetës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: