Për të gjashtin vit radhazi, në TEG është organizuar panairi i përvitshëm i librit, Book Fest; një vit për të nderuar gjuhën dhe kulturën shqipe, për të takuar autorët dhe kujtuar veprën e Kadaresë, për të lexuar përralla me vogëlushët dhe për përfituar nga ofertat deri në 50%.
Book Fest do të mirëpresë dashamirësit e librit deri më datë 6 nëntor tek Hyrja e Gjelbër, një nga portat kryesore hyrëse në TEG. Si çdo vit, kjo ngjarje ndjek më së miri atmosferën që krijohet gjatë tetorit të librit, por këtë radhë do të ketë një nderim të veçantë edhe për Vitin e Gjuhës Shqipe. Në mjediset e BOOKFEST janë të pranishme vargjet më të bukura që janë shkruar për gjuhën tonë nga penat më të spikatura të letrave shqipe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në ndryshim nga herët e tjera, këtë vit lexuesit kanë patur mundësinë që të takojnë edhe shumë autorë, – të marrin nënshkrime prej tyre dhe të ndajnë momente me ta. Po ashtu, ka patur një fokus edhe për fenomenin e Book Tok-ut në tregun shqip të librit, i njohur gjerësisht në të gjithë botën prej disa vitesh.
Deri në mbyllje të panairit, pritet të ketë ende edhe më shumë takime me autorë të rinj, por dhe autorë të njohur shqiptarë, të cilët do të promovojnë veprat e tyre në Book Fest. Por jo vetëm kaq, pasi festa e Halloween këtë vit në TEG do të jetë ketë në qendër librat e frikshëm, por nuk do të mungojnë as maskotat dhe dekorimet karakteristike të festës se frikës.
Kësaj radhe, organizatorët kanë menduar edhe për letërsinë shqipe për fëmijë, ku do të ketë një kënd për lexuesit e vegjël të cilët mund të dëgjojnë apo lexojnë vetë përralla si dhe të takojnë autorë të njohur shqiptarë. Po ashtu, vogëlushët do të ketë mundësinë që të organizojnë lojëra të ndryshme tek këndi i tyre.
Tetori është edhe viti i Nobelit dhe në këndin e librave të autorëve që e kanë marrë këtë trofe, është edhe autorja e vitit 2024, Han Kang, me librin “Vegjetariania”, përkthyer nga Bujar Hudhri dhe publikuar nga “Onufri”.
Për të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me leximin, nuk mungojnë as prurjet e vitit të fundit të librit shqip. Në Bookfest gjeni mbi 400 tituj të zhanreve dhe kategorive të ndryshme, të botuar gjatë vitit 2024, të cilët janë ekspozuar në stendat e Book Fest. Padyshim, nuk mund të mungojë edhe “Nexus”, botimi më i fundit i Yuval Noah Hararit, i cili u hodh në qarkullim nga data 10 shtator 2024 ngha “Botart” në gjuhën shqipe, në të njëjtën kohë me të gjithë vendet e tjera në mbarë botën. Surprizë mbeten edhe biografitë për Elon Musk dhe Kamala Harris që do të jenë në pritje të lexuesve.
Pjesa më e veçantë dhe tërheqëse janë ofertat, të cilat edhe kësaj radhe do të shkojnë deri në 50%. Për këtë kontribut që bëjmë për lexuesit u jemi pafundësisht mirënjohës shumicës së botuesve të cilët nga mbështesin në projekte të tilla kulturore që synojnë zhvendosjen e librit aty ku është lexuesi. Vizitoni Book Fest pranë Hyrjes së Gjelbër në TEG për të zbuluar dhe përfituar nga ofertat.
Në stendat tonë këtë vit do të ketë edhe libra në gjuhën angleze, kryesisht botime në fushën e biznesit, motivimit, romane për adoleshentët apo botime për fëmijë dhe rekomandime të kategorive të ndryshme.
Për herë të parë, këtë vit Book Fest ka mundësuar përdorimin e kartës së studentit, nëpërmjet së cilës të rinjtë dhe të rejat që e mbajnë këtë kartë, do të përfitojnë ulje -15% nga çmimi i kopertinës për çdo libër që gjendet në stendat e “Book Fest”.
Kaq shumë mundësi ofron Bookfest këtë vit për të gjithë dashamirësit e librit, ndaj këto ditë të fundit nuk duhet humbur. Bookfest qendron I çelur ne TEG deri ne datën 6 Nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb