Borusia e Dortmundit nuk ka humbur kohë, por e ka lënë pas zhgënjimin e pësuar në kampionat, me titullin që i rrëshikiti nga duart në pjesën e funddit të sezonit, dhe është fokusuar në merkato, ku ka zyrtarizuar menjëherë tre supergoditje.

Ditën e djeshme, verdhezinjtë e Vestfalisë siguruan të zezën mbi të bardhë me Hazard, natyrisht jo vëllain Eden që po shkëlqen te Çelsi, por një atë tjetrin, Torgen, që te Gladbahu ka bërë një sezon të shkëlqyer. Më pas Borusia ka siguruar firmën e Niko Shulc, mbrojtësit 26-vjeçar që erdhi nga Hofenhaim.

Borusia Brand
Borusia Brand

Ndërsa pak çaste më parë ka arritur akordin dhe ka prezantuar Julian Brandt, yllin e Leverkusenit, i kërkuar nga shumë klube europiane, përfshirë dhe Juventusin. Në total, për këto operacione merkatoje, Dortmundi ka derdhur 80 milionë euro, duke i lëshuar sfidën e radhës Bajernit të Mynihut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb