Eshtë merkatoja e Real Madridit, por është dhe ajo e Bajernit të Mynihut! Por si ka mundësi që mund të shpenzojnë kaq shumë? Të ardhurat nuk mjaftojnë për ta shpjeguar, futen në lojë parametra të tjerë, financiarë dhe jo ekonomikë të domosdoshme për të fotografuar shëndetin e një klubi dhe aftësinë e tij për të shpenzuar.

Hazard Reali
Hazard Reali

Deri më tani Florentino Perez nuk i ka vënë limit investimeve për të shuar dëshirën për rivalitet të Zidan: Hazard 100 milionë, Jovic 60, Eder Militao 50, Mendi 48, Rodrigo 45, të kompesuara vetëm pjesërisht nga shitjet e Kovaçiç 45 milionë dhe Jorente 30. Dhe nuk ka mbaruar këtu. Reali mund t’ia lejojë vetes jo vetëm sepse është bërë një makinë parash në nivel botëror me një faturim prej 750 milionë eurosh (absolutisht më i larti) ndërsa pret “Bernabeun” e ri për të kaluar tavanin e një milliard eurove. Gjatë këtyre viteve, “los blancos” kanë evituar shpenzime marramëndëse duke forcuar bilancin. Më 30 qershor likuiditeti ishte i barabartë me 190 milionë euro, vetëm 60 milionë euro borxhe ndaj bankave dhe një pozicion financiar për merkato prej më shumë sesa 100 milionë eurosh.

Jovic Real
Jovic Real

Për të bërë një krahasim. Më 30 qershor të vitit të shkuar, rivalët e Barcelonës kishin një likuiditet prej 40 milionë eurosh dhe borxhe prej 150 milionë eurosh, borxhe të cilat vijojnë të përkeqësohen. Nuk është rastësi që blaugranat janë duke financuar merkaton nëpërmjet shitjeve, duke filluar që me Nejmarin, klauzola e të cilit mbuloi blerjet e Kutinjos dhe Dembeles. Ndërkohë janë shpenzuar 75 milionë për De Jong dhe duhen sakrifica në shitje për të arritur te Grizman.

Pavard
Pavard

Pastaj është Bajerni. Në pranverë, presidenti Hënes deklaroi se do të bëhej fushata e blerjeve më e madhe në historinë e klubit gjerman. 80 milionët e shpenzuara në shkurt për Lukas Hernandezin e bënë të qartë menjëherë situatën. Grupi Bajern, që në vitin 2017-18 e mbylli bilancin në pozitiv për vitin e 26 herë radhazi, duke u shpërndarë ortakëve 12 milionë euro, dispononte më 30 qershor 2018 likuditetin për plot 221 milionë eurosh dhe asnjë borxh ndaj bankave. Motoja e administratorëve është gjithnjë e njëjta: mund të shpenzosh vetëm nëse fiton. Ndaj këtë verë erdhi momenti për të blerë dhe gjermanët po e bëjnë fuqishëm. Lum ata që mund ta bëjnë këtë…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: