Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Cash mund të jetë factor kontribues në përhapjen e COVID-19, ose sic ndryshe njihet “Coronavirus” – për këtë arsye pagesat pa kontakt fizik duket se janë opsioni më i sigurtë.
OBSH shpjegon se virusi mund të qëndrojë mbi kartmonedha për ditë me radhë pas ekspozimit fillestar dhe se njerëzit duhet të lajnë duart menjëherë pas kontaktit me cash. Nje studim i bere nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se cdo kartmonedhe permban rreth 26 mije lloje bakteriesh te ndryshme.
Pasi me shumë se 250 njerëz kanë rezultuar pozitiv për Coronavius në Shqipëri, shume doktore dhe studiues kane sugjeruar qe njerezit te evitojne ambjentet e mbyllura me ajer te kondicionuar si institucione ose zyra per te kryer pagesat e tyre te perditshme.
Po jetojmë në një moment historik kritik, ndaj cdo mjet i mundshëm që ndihmon në uljen e përhapjes së pandemisë botërore COVID-19, konsiderohet i cmueshem. Kompanite qe ofrojne pagesa dixhitale po përballen me një rritje gjigante të kërkesës, si përpjekje për të frenuar pasojat e pandemisë së koronavirusit.
Sipas statistikave te fundit ne Itali, i cili ishte vendi i pare ne Europe qe urdheroi banoret te qendrojne ne shtepi, perdorimi I pagesave elektronike per fatura dhe sherbime eshte rritur me 81% qe prej fundit te Shkurtit.
Kompani financiare teknologjike në botë, por edhe në Shqipëri, sic është rasti i EasyPay, kanë punuar fort për të ofruar zgjidhje me efektive që I përgjigjen nevojave të konsumatorëve shqiptare në situate të jashtëzakonshme.
Përfaqësues të skuadrës Easy Pay shprehen se është e rëndësishme që në moment të vështira, konsumatorët të kenë mundësi të kryejne pagesat e nevojshme sa më lehtë, për veten dhe të afërmit e tyre – pikërisht ajo cfare mundësohet me anë të platforms së tyre, aplikacionit EasyPay.
Nga pagesat për shërbimet utilitare si faturat e dritave dhe ujit, rimbushje celular, telefoni fikse, Internet & IPTV apo edhe porosi online për pazarin tuaj te perditshem, ju keni mundësinë t’I kryeni të gjitha këto pa dalë fare ngashtëpia, duke shmangur gjithashtu kontaktin fizik me kartmonedhat – vetëm nëpërmjet aplikacionit EasyPay!