Që prej ditës së djeshme vijojnë reshjet e dendura të borës në Rajonin Verior. Por fatmirësisht raportohet të mos ketë probleme në qarkullim në akset kryesore.

Vijon të jetë i kalueshëm vetëm me zinxhirë aksi Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).

Në Rajonin Qendror kalohet me zinxhirë vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit).

Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22. Në akset e tjera nuk është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Megjithatë, rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

Raportohet gjithashtu se vazhdon puna për mirëmbajtjen e rrugëve me mjetet borëpastruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: